Portieri i Chapecoenses pensionohet me lot në sy: Ja pse nuk udhëtova me ekipin (VIDEO)

Portieri i Chapecoenses, Nivaldo, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Sport

30/11/2016 17:40

Gardiani brazilian nuk ishte pjesë e skuadrës në udhëtimin fatkeq, sepse dëshironte të tërhiqej nga futbolli në javën e ardhshme.

“Çdo gjë ka një arsye në jetë. Unë nuk udhëtova me skuadrën sepse desha ta bëj ndeshjen lamtumirëse javën e ardhshme në shtëpi”, deklaroi Nivaldo, i cili u shpreh i shokuar me ngjarjen tronditëse, përcjellë “Lajmi.net”.

42-vjeçari është pjesë e Chapecoenses që nga viti 2006.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.