Portieri bën veprim të pazakontë, bëhet kandidat për gabimin e vitit

Mark Flekken, portier i MSV Duisburg, ka bërë një nga gabimet më të mëdha të këtij sezoni në ndeshjen kundër Ingolstatd në Bundesliga 2.

Sport

24/02/2018 16:51

Nga futbolli gjerman këtë javë vjen një nga gabimet më të mëdha që kemi parë vitet e fundit.

Portieri i skuadrës së MSV Duisburg, me një reagim të rrallë ka hyrë në garë për gabimin e vitit në futboll.

Në minutën e 18’, Flekken, bëri një veprim që nuk do të mund ta arsyetojë asnjëherë, duke i bërë shumë të lehtë kundërshtarin ta dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, MSV Duisburg në fund e fitoi ndeshjen 2:1./Lajmi.net/