Portali shqiptar publikon video: Tanke e makina të blinduara serbe drejt Kosovës

Automjete të blinduara janë parë sot të lëvizin nëpër autostradën Nish –Beograd, në drejtim të Kosovës, ka njoftuar JOQ.

Lajme

16/01/2017 12:59

Deri tani në mediat serbe nuk është bërë asnjë njoftim në lidhje me këto lëvizje të mjeteve ushtarake.

Kujtojmë se pardje një tren në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi” u nis në drejtim të kufirit të Kosovës, por u ndalua pa hyrë ende shtetin kosovar nga ana e forcave ROSU.

Nuk dimë se çfarë është duke menduar Serbia dhe cili do të jetë hapi i radhës, por situata vërehet e tensionuar.