Portali i Pacollit: Shpend Ahmeti ishte në njërin nga spitalet më të mira në Belgjikë për të humbur peshë

Portali i sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacollit, ka zbuluar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte vendosur para pak ditësh të vizitojë njërin nga spitalet më të mira në shtetin e Belgjikës, ku do të trajtohej nga kirurg të njohur për të larguar kilet e tepërta. Kujtojmë se AKR-ja dhe Shpend Ahmeti janë në bashkëqeverisje në Prishtinë.

Lajme

10/04/2018 16:49

Orë të tëra pa ngrënë, palestër me ushtrime të mundimshme e edhe kur vjen koha e ushqimit, duhet të hash gjëra që s’ti ka ëndja të pakta në kalori e karbohidrate.

Duke u përballur me kilet e tepërta, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte vendosur që të vizitoj njërin nga spitalet më të mira në shtetin e Belgjikës, ku do të trajtohej nga kirurg të njohur për të larguar kilet e tepërta, raporton arbresh.info.

Kjo ndodhi me Shpendin, pasi është ndër politikanët që ka probleme me mbipeshën.

Para disa ditësh është raportuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte udhëtuar jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, thuhej se i pari i kryeqytetit nuk dihet çfarë problemi ka, mirëpo ai ka zgjedhur që kontrollet e tij t’i bëjë në një nga spitalet e huaja.

Por, arbresh.info mëson se Ahmeti në njërin nga spitalet e Belgjikës u trajtua për humbje peshe.

Ai ka shkuar për të larguar dhjamin e tepërt nga trupi, pasi kohëve të fundit kishte filluar ti pengonte jashtë mase”, ka thënë ky burim për arbresh.info. Pas një mungese gati 3 javore në skenën politike, Ahmeti sot është shfaqur në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ditët në vazhdim mbetet të shihet se sa kile dhjam ka larguar kryetari nga trupi i tij. Shpend Ahmeti tani ka 39 vite, ndërsa në fotot e më poshtme mund të shihet Ahmeti në moshë të re, në peshë normale të trupit ku gati nuk njihet krahas asaj që duket sot.

Ai madje ishte në peshë thuaje se normale kur kishte pranuar edhe postin e kryetarit të Prishtinës, para 5 viteve.

Shkrimi në portalin e Rrahim Pacollit: