Portalet pro Erdogan po gënjejnë, kjo është e vërteta e “skandalit” me Papën

Sipas disa portaleve në gjuhën shqipe që kanë agjenda islamike, Papa që ka takuar sot udhëheqësin turk, Recep Tayyip Erdogan i ka lënë një karrigë të vogël për t’u ulur gjatë audiencës në Vatikan. Sipas tyre, Erdogan nuk ka pranuar. Por, e gjitha është një gënjeshtër.

Bota

05/02/2018 18:39

Në fakt, gjatë pritjes te Papa, Erdogan është ulur në të njëjtën karrigë, ku janë ulur edhe liderë tjerë botërorë. Pra, e gjithë është një gënjeshtër.

Ndryshe sipas AA, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Papa Françesku gjatë takimit të tyre në Vatikan kanë biseduar edhe për çështjen e Jerusalemit.

“Sipas burimeve presidenciale, në takimin i cili thuhet se ka kaluar në një atmosferë maksimalisht miqësore, Erdoğan dhe papa kanë këmbyer mendime në lidhje me Kudsin, refugjatët, zhvillimet në Lindjen e Mesme me në krye Sirinë, terrorizmin dhe marrëdhëniet mes pjesëtarëve të feve të ndryshme” njofton AA.

Kjo më poshtë është fotografia e portaleve që kanë manipuluar rreth karriges.

Ndërsa në fotot më poshtë mund të shihni që edhe në takimet tjera është përdorur ulësja e njëjte.