Porta e Realit, derë e hapur

Real Madrid është në vështirësi. Santiago Bernabeu nuk është më kështjell e pamposhtshme. Disfata nga Atletico Madrid të shtunën e dëshmoi këtë. Ekipet kundërshtare të Realit arrijnë të shënojnë në vazhdimësi në udhëtim te Los Blancos. Real Madrid ka pranuar nga së paku një gol në secilën prej 11 ndeshjeve të fundit të zhvilluara në…

Sport

01/10/2013 09:15

Real Madrid është në vështirësi. Santiago Bernabeu nuk është më kështjell e pamposhtshme. Disfata nga Atletico Madrid të shtunën e dëshmoi këtë.

Ekipet kundërshtare të Realit arrijnë të shënojnë në vazhdimësi në udhëtim te Los Blancos. Real Madrid ka pranuar nga së paku një gol në secilën prej 11 ndeshjeve të fundit të zhvilluara në Santiago Bernabeu, dhe në secilën prej këtyre dueleve në portë ishte Diego Lopez, i cili megjithatë duhet lavdëruar për paraqitjet e tij.

Ky është bilanci i dytë më i dobët si nikoqir, në histori të Realit. Më i keqi është ai kur skuadra pranoi gol në 14 ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi. Nga xhiro e 34-të e edicionit 1998-99 deri në xhiron e 22-të të stinorit 1999-2000.

Kurse këtë sezon, edhe pse pranoi këta gola, Real Madrid arriti të rikthehet dhe të fitojë ose të barazojë, por humbja nga Atletico Madrid e ndryshoi bilancin.