Porsche prodhon veturën e njëmiliontë të modelit 911 (Foto)

Kompania Porsche ka arritur të prodhojë veturën e njëmiliontë të modelit të saj mjaft të suksesshëm 911.

Auto & Tek

11/05/2017 15:28

Që nga debutimi i saj në vitin e largët 1963, modeli 911 ka bërë për vete shumë dashamirës falë shpejtësisë së saj të madhe, transmeton Lajmi.net.

PerformanceDrive.com shkruan kompania Porsche ka vendosur që modeli i saj i njëmiliontë të ketë ngjyrë të gjelbër, në mënyrë që të jetë sa më e përafërt me veturën e parë të prodhuar të këtij lloji.

Mësohet se modeli i ri 911 do të vjen në vitin 2020, por tani do të jetë hibride dhe do të ndërrojë emrin në Porsche 992./Lajmi.net/

44444444444444 3333333333333333