Porsche largon zyrtarisht nga prodhimi veturat me naftë (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, i jep lamtumirën veturave me djegie të brendshme, teksa përshëndet makinat elektrike.

Auto & Tek

24/02/2018 14:45

 

Duke parë aferën ‘Diselgate’ që ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar, Porsche kishte konsideruar ndalimin e prodhimit të veturave me naftë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk bazohet shumë të këto vetura, sikurse ndodhë me Volkswagen, ka vendosur t’i largojë tërësisht prej prodhimit.

Sipas raportit të Autocar, Porsche ka marrë vendim final për largimin e veturave me naftë, duke u bazuar në kërkesat e klientëve dhe ‘ndryshimeve kulturore’ që po ndodhin.

Modeli i parë me naftë nga ky prodhues, është lansuar para 16 vitesh, ndërsa nuk është aq e çuditshme, pasi gjenerata e tretë e Cayenne SUV nuk e ofron opsionin me këtë derivat.

Macan S Diesel dhe Panamera 4S Diesel, janë dy variantet e fundit me naftë, që janë në shitje në Evropë.

Që të dyja, është paralajmëruar se më nuk do të hyjnë në prodhim.

Sa i përket shitjeve në Shtete e Bashkuara, janë ndaluar në treg, pasi po kërkohen makinat elektrike.

Autocar më tutje ka potencuar, se largimi i këtyre mjeteve, ka të bëjë me një ‘përditësim të pjesës softuerike’, si pjesë e ‘konsultimeve të vazhdueshme me autoritetet’.

Sipas të gjitha gjasave, Porsche po dëshiron t’i largojë modelet e vjetra, në mënyrë që të mos ketë nevojë t’i adoptojë sërish që të jenë në përputhje me rregullat moderne të trafikut dhe ambientit.

Krahasuar edhe me kërkesat e klientëve, vendimet e biznesit janë të qarta.

Nafta është diçka pa të cilën Porsche mund të jetojë pa problem, meqë vitin e kaluar ka shitur vetëm 15 për qind të makinave të tilla.

Në anën tjetër, nuk ka ndonjë rafineri apo tregti që merret me naftë, andaj nuk ka interes për ta mbështetur.

Arsye tjetër, është edhe rreziku prej dëmtimeve që pësojnë këto vetura dhe në rast të kthimit prapa, duhet të shpenzohen miliona në kompensim.