Porsche e ka gati bishën për në LA

Porsche do ta prezantojë një version të ri luksoz dhe ekskluziv të modelit të tij Panamera në ngjarjen e veturave në Los Angeles.

Auto & Tek

12/11/2014 12:39

Për ngjarjen e veturave që do të mbahet në Los Angeles, Porsche thotë se do ta zbulojë modelin Panamera Turbo S.

Kompania ka thënë se kjo veturë do të jetë synim për klientët biznesmen, të cilët ose e vozitin vetë veturën ose kanë shofer për të udhëtuar me të.

Emri i veturës tregon se do të jetë mjaft e shtrenjtë dhe Porsche thotë se do t’i krijojë vetëm 100 prej këtij modeli, transmeton Lajmi.net.

Fotografitë e zbuluara të veturës – që është me shije dhe me një ngjyrë të mahnitshme – tregojnë se kjo veturë është një bishë e vërtetë, dhe pritet që të shfaqë interesim të madh nga vizitorët në atë ngjarje.