Porsche akuzohet për vdekjen e Paul Walker

Kompania e njohur për prodhimin e veturave, Porsche është duke u përballur me një proces gjyqësor për vdekjen e aktorit Paul Walker, proces ky i filluar nga e veja e Roger Rodas - shokut të Walker i cili ishte në veturë me të duke vozitur ditën që ata vdiqën.

Auto & Tek

01/04/2015 19:38

Në përgjigje ndaj një padie të hapur nga e veja e Roger Rodas – shokut të Paul Walker i cili ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti, Porsche tha se vetura nuk e shkaktoi aksidentin por aksidenti u shkaktua nga gabimi i shoferit.

Pak ditë para lansimit zyrtar të filmit final në të cilin morri pjesë edhe Paul Walker – Fast 7 – Porsche është goditur nga një çështje gjyqësore e ngritur nga e veja e shokut të aktorit, përgjegjësit për aksidentin i cili ishte duke vozitur veturën Porsche Carrera GT, transmeton Lajmi.net.

Që të dy, Rodas dhe Walker kishin vdekur në vend më 30 nëntor, 2013 pasi ishin duke u kthyer nga një ngjarje bamirësie në Santa Clarita, Kaliforni.

Vetura kishte dalë nga kontrolli dhe kishte goditur një pemë, ku më pas morri flakë.

475269