Porsche 991 Turbo S merr disa përmirësime të reja

Porsche 991 Turbo S, i cili është padyshim prodhimi më i mirë që është i gatshëm në SHBA ka marrë disa përmirësime të reja.

Auto & Tek

23/06/2014 01:41

Këto punime, të bëra nga firma Tag Motorsport nga Kalifornia, i kanë dhënë veturës dukshëm një përmirësim të madh si në anën mekanike edhe atë teknike.

Duke u përcjellë nga përmirësimi me programin GIAC, Porsche merr edhe një set të ri të anësoreve GMG që e bëjnë atë të duket se prekë në tokë.

Pastaj, vetura merr gjithashtu edhe një sistem krejtësisht të ri të mamitës GMG, me tipe të inkorporuar, një spojler të ri mbrapa të llojit Techart dhe rrota të reja HRE P101 21 inç, të punuara në ngjyrë të zezë me frena ngjyrë të verdhë.

Vetura tashmë duket edhe më madhështore se kur doli për herë të parë në publik.