Porsche 911 me kuajfuqi të shtuara dhe pa tavan (Foto)

Modeli 911 nga Porsche, që është një super-makinë shumë e kërkuar, kompania Techart ia ka bërë disa modifikime, për t’i ndryshuar pamjen dhe qëndrueshmërinë.

Auto & Tek

28/03/2017 00:14

Sikur të mos mjaftonte dukja e mahnitshme që kishte, tani i është hequr tavani, për ta bërë më të hapur dhe që ofron një eksperiencë tjetër, shkruan Telegrafi.

Madje, nën kapak tashmë ka 720 kuajfuqi në total, derisa me heqjen e pjesës së sipërme i janë larguar edhe 321 kilogramë.

Në këtë mënyrë, shpejtësia është rritur duke bërë që nga zero deri në 100 kilometra në orë, të arrijë për 2.7-sekonda.

Në fotografitë e mëposhtme, mund ta shihni Porsche 911 të cilit i është ndryshuar edhe ngjyra, duke e bërë shumë më të ndryshëm se origjinali.