Porosia e Obamës për Izraelin: Status kvo-ja duhet të ndryshojë

Presidenti amerikan, Barack Obama tha se gjendja “status kvo” ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve duhet të ndryshojë për të evituar përsëritjen e luftës në Gazë këtë vit, ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Bota

01/10/2014 20:21

Para fillimit të takimit të së mërkurës në Shtëpinë e Bardhë, Obama iu tha gazetarëve se “duhet të gjejmë mënyra për ta ndryshuar status kvo-në (gjendjen momentale), në mënyrë që shtetasit e Izraelit të jenë të sigurt, por, po ashtu, që nuk do të kemi tragjedi të fëmijëve palestinezë duke u vrarë”.

Më tutje, duke folur para gazetarëve bashkë me Netanjahun, Obama theksoi se “gjatë verës, qartas të gjithë ne ishim thellë të shqetësuar për situatën në Gazë”, dhe shtoi se “mendoj se populli amerikan duhet të jetë shumë krenar për kontributet që i kemi bërë në programin Kupa e Hekurt, për mbrojtjen e jetëve të izraelitëve, në kohën kur raketat binin në Izrael”.

Netanjahu tha se Izraeli plotësisht mbështet përpjekjet amerikane dhe udhëheqjen e Obamës për t’i shkaktuar disfatë militantëve të “Shtetit Islamik”.

“Ne mendojmë se çdokush duhet ta mbështesë këtë”, tha Netanjahu, duke shtuar se për vendin e tij  është edhe më kritik “synimi ynë i përbashkët për parandalimin e Iranit që të bëhet fuqi ushtarake atomike”.

(Radio Evropa e Lirë)