Porosia e myftiut Tërnava për 28 nëntor: Mos e lëshoni Kosovën

Myftiu i Kosovës Naim Tërrnava ka marr pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit. Me ftesën e një grupi besimtarësh të rinj, Tërnava këtë xhuma e ka falur në prezencën e xhematit, të veshur me rroba kombëtare. 

Lajme

28/11/2014 14:32

Myftiu Tërrnava me këtë rast ua ka uruar festën e Flamurit Kombëtar dhe festat tjera që shënohen në këtë ditë, derisa këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të shkojnë në vende të huaja.

“Më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe në emër të të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të ju uroj festën e flamurit duke e lutur Allahun Xheleshanehu që ne vërtetë të gëzojmë të gjitha ato që shpirti na i do dhe të ujojmë njëri-tjetrin edhe daljen në skenë të UÇK-së por edhe ditëlindje e komandantit legjendar Adem Jashari, sepse vetëm kështu ka kuptim jeta, vetëm kështu ka kuptim ardhmëria jonë e ndritshme që do të mbetet deri në kiamet.

“Vllazën të nderuar të pranishëm dhe ju motra të gjithë pranë ne që jemi sot këtu edhe anë e kënd trojeve tona etnike shqiptare kudo që gjenden të ju urojmë këtë festë edhe atyre, të ju urojmë që vërtetë gjeneratat e reja të kenë një ardhmëri të ngritur e të ditur, të kenë ardhmëri më të mirë se tonë dhe të punojmë që këtë mëmëdhe këtë tokë mos ta lëmë, mos të largohemi nga këto troje por të ngelim këtu përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohemi por buka në këtë tokë ka një domethënie të veçantë, është e ëmbël derisa buka në vendet e huaja nuk e ka aromën e gjirit të nxënës, nuk e ka aromën e e shtëpisë e pragut të derës, nuk e ka aromën e tokës mbi të cilën mësuam të ecim”, ka thënë ai.

Kurse, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ua ka uruar të gjithë qytetarëve Festën e Flamurit.

“Sot po festojmë bashkë me ju gjithë Kosova dhe gjithë shqiptaria 102 vjetorin e pavarësisë, po festojmë gjithashtu 17 vjetorin e daljes publike të UÇK-së por sa të kemi data të tilla dhe jo vetëm në rastet kur kemi data të tilla ne duhet të kujtojmë por jo vetëm të kujtojmë por të punojmë me përkushtim përgjegjësi, duhet të jemi të sinqertë me vetveten dhe me të tjerët dhe vetëm duke qenë të përgjegjshëm, vetëm duke qenë të pastër ne besoj shumë do të arrijmë ta ndërtojmë vendin tonë dhe ta zhvillojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se kjo festë mbledh në vete kujtime të ndryshme të sakrificës së shqiptarëve për pavarësi.

“Nuk kam ardhur sot të ju drejtohem si kryetar partie por si gjeneral ushtrie për një arsye të vetme, ju e dini që 28 nëntori, në këtë festë e kemi nëntorin e parë apo siç e quajmë nëntorin e Skënderbeut, Nëntorin e dytë të Ismail Qemalit, shpalljen e pavarësisë bashkë me të gjitha territoret e Shqipërisë, e kemi nëntorin e tretë daljen publike të UCK-së por është nj datë e 28 nëntorit kur na erdhi në jetë ditëlindja, e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe kemi shumë festa dhe kjo festë gjithmonë ngërthen në vete përpjekjet, vuajtjet, gjakun, ngërthen në vete kujtimin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni festive u ndanë disa dhurata edhe për 3 familje të dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, si dhe 3 arsimtarë të historisë.

Pas ceremonisë u fal edhe namazi i xhumasë.