Porosia e Muller për lojtarët e Bayernit para ndeshjes me Realin

Thomas Muller është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’.

Sport

30/04/2018 19:11

Mesfushori gjerman ka kërkuar nga skuadra e tij që të jenë më efektiv para portës së Real Madridit.

Bayern Munich këtë ndeshje do ta nis me disavantazh 1:2, pas ndeshjes së parë të zhvilluar në ‘Allianz Arena’

“E kemi parë në ndeshjen e parë se ne mund të shënojmë dhe ata mund të pësojnë gola. Duhet të dalim atje dhe t’i lëndojmë, duhet të jemi efektiv, të saktë para portës”, ka deklaruar Muller./Lajmi.net/