Poroshenko premton referendum për anëtarësimin në NATO

Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është e një rëndësie themelore dhe pikërisht për këtë do të organizoj një referendum, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i intervistuar nga media franceze.

Bota

22/04/2015 23:28

Populli ukrainas duhet të prononcohet për këtë çështje, shtoi Poroshenko, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ukrainën”, theksoi ai.

Poroshenko u prit sot edhe nga presidenti francez, François Hollande./atsh/