Pornostarja Mia Khalifa tallet keq me portierin e Liverpool-it (Foto)

Loris Karius ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga tifozët e futbollit pas gabimeve që i kushtuan Liverpoolit humbje nga Reali në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Fun

27/05/2018 19:54

Real hapi rezultatin pasi Karius ‘tentoi të kthehej topin me dorë, por ishte Karim Benzema që zgjati këmbën dhe e bllokoi topin e Karius, duke i dhënë epërsinë Reali. Pastaj ishte Gareth Bale me dy gola mjaft të bukur që shkatërruan Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por fytyra tragjike e kësaj ndeshje ishte pikërisht portieri Karius, i cili bëri dy gabime fatale. Ai i ka kërkuar ndjesë shokëve të tij dhe tifozëve për gabimet dhe ka marrë shumë kritika në mediat sociale, transmeton lajmi.net.

Por ish-yllja pornografike, Mia Khalifa, ka reaguar ndaj portierit të Liverpoolit në Instagramin e tij.

Karius fillimisht kishte postuar një foto para finales në Kiev, me titullin: “Sytë në çmim”.

Ai ishte tallur nga faqja e internetit sportive Bench Warmers pas dy gabimeve: “Ndoshta duhet mbajtur sytë e tij te topi…”

Por Khalifa, 25 vjeç, dërgoi një mesazh falënderues për përkrahjen ndërsa komentoi për këtë post: “A është ai çmim? Sepse ….”

Ish sulmuesi i Liverpool dhe Man City, Mario Balotelli, u përfshi shumë shpejt në këtë reagim të Khalifas.

Ai dërgoi Khalifa një sërë emoji të syve përpara se të nxiste Kariun që të “qëndronte i fortë”. /Lajmi.net/