Por po, ajo çka humb e mbetet, është ftyra

Sot, më shumë respekt kam për Azem Sylen, Kamishin, Ramadan Mujen, Xhabir Zharkun, Sami Lushtakun, se sa pë Arbanen dhe të tjerët të cilët tani e disa vite kanë shpreh vrerë ndaj PDK, korrupsionit, krimit. Së paku këta të parët kanë qenë konsistent në qëndrimet e tyre.

Lajme

09/05/2017 18:49

Sa herë ndodhin këto aderime, zakonisht mbahen në fshehtësi të plotë, ashtu sikur në show-biz, ku pritet çasti më adekuat për të shokuar publikun, në një konferencë për media. Ish-gazetarja, i prezantohet kolegeve të saj nga mediat, duke ju thënë se puna e saj deri tash ka qenë asgjë, tash e tutje i ka hy ndryshimit të vendit, ngase vendi nuk ka nevojë për opozitë, shoqëri civile e media, të gjithë duhet me ju bashku partisë-shtet. Ngase PDK është “më e barabartë se të tjerat”, sikurse motoja në “Fermën e Kafshëve” tek Orwell, se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”.

Edhe jo, kjo nuk ka aspak të bëj me liri të zgjedhjes dhe veprim sipas bindjeve, ashtu siç po mundohem me e arsyetu disa “ende-koleg” të shoqërisë civile dhe medias. Veprime si këto të sotshmet dhe ato të mëhershmet janë veprime të cilat po i hedhin hije të keqe komplet shoqërisë civile e mediave. “Dëshpërimi më i rëndë që mund ti bie një shoqërie është kur atë e kap dyshimi se të jetosh ndershëm është një punë e padobishme”, thoshte Corrado Alvaro.

E tash Arbana Xharra i paska hy misionit me i përbalt krejt ata që nuk kanë hy në gjirin e SHIK-ut. Sipas Arbanës, Lumir Abdixhiku nuk paska të drejtë me kritiku ate, ngase “dy individ që kanë bashkëpunu me Riinvestin, paskan fitu tender të jashtëligjshëm nga Kuvendi”. Po nëse qenka ashtu, kush ja dha tenderin atyre? A nuk po udhëheqka me atë Kuvend shefi i yt nga sot a?

Natyrisht, që angazhimi partiak nuk është aspak hap i gabueshëm në parim. Por angazhimi në parti të cilën e ke kritiku për kapje të shtetit, korrupsion, krim, shantazh, esktremizën…kjo po që është hipokrizi. Nëse PDK paska qenë parti “që pret duar”, parti “që flirton me ekstremizmin”, parti që “e ka shkatërru PTK-në”…, çfarë ndryshoi në këtë parti? Kush e ndryshoi PDK-në nga brenda? E unë mund ti përmend me dhjetëra emra të cilët PDK i ka ndryshu nga brenda e nga jashtë. E PDK do vazhdoj me qenë parti prej pushtetit të së cilës kanë me vazhdu me përfitu njerëzit si Xhabir Zharku, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, e Arbana me shokë kanë me shërby vetëm si fasadë për të bëmat e këtyre të parëve, edhe në proces me marr ndonjë mëditje e bileta udhëtimi “business class”.

Por po, ajo çka humb e mbetet, është ftyra.

(*Titulli është i redaksisë)