Popullsia e botës mund të arrijë në 10 miliardë në vitin 2050

Popullsia botërore e cila rritet me rreth 84 milionë çdo vit, sipas parashikimeve në vitin 2050 do të arrijë në 10 miliardë banorë

Bota

10/07/2018 18:53

Popullsia botërore e cila rritet me rreth 84 milionë çdo vit, sipas parashikimeve në vitin 2050 do të arrijë në 10 miliardë ndërsa deri në fund të shekullit në 11.2 miliardë banorë.

Sipas përpilimeve të bëra nga gazetarët e Anadolu Agency (AA) nga parashikimet që Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka bërë rreth situatës së popullsisë botërore gjatë shekullit të kaluar dhe se si do të jetë në 50 vitet e ardhshme, theksohet se popullsia botërore 2.000 vjet më parë ka qenë 300 milionë.

Popullsia në vitin 1600 ka qenë 600 milionë, në 1804 arriti në 1 miliard dhe në vitet 1900 në 1.5 miliardë banorë. Ndërsa rritja më e madhe a popullsisë është regjistruar pas viteve 1950. Popullsia aktuale e botës ka arritur në 7.7 miliardë banorë.

Po ashtu popullsia botërore e cila rritet me rreth 84 milionë çdo vit, parashikohet që në fund të shekullit të arrijë në 11.2 miliardë.

Ndërsa duke patur parasysh se afërsisht në çdo 12 vite popullsisë së botës i shtohen 1 miliard njerëz, parashikohet se me shpejtësinë e rritjes aktuale ajo të arrijë në 10 miliardë në vitin 2050.

– Në vitin 2050 gjysmën e popullisë së botës do ta përbëjnë vetëm 9 vende

Sipas UNFPA-së pritet që popullisës botërore t’i shtohen 2,2 miliardë njerëz mes viteve 2017-2015, ku për periudhën në fjalë parashikohet se nga kontinenti i Afrikës t’i bashkohen popullsisë së botës 1.3 miliardë njerëz dhe nga Azia 750 milionë. Në rritjen e popullsisë Azinë do ta ndjekin Amerika Latine, Karaibet, Amerika e Veriut dhe Paqësori.

Ndërsa i vetmi rajon ku parashikohet ulje e popullsisë për këtë periudhë është kontinenti i Evropës, ku sipas kësaj, gjatë viteve 2017-2050 pritet ulje e popullsisë në 51 vende dhe rajone shumica e të cilave ndodhen në këtë kontinent.

Në vitin 2050 gjysmën e popullisë së botës do ta përbëjnë vetëm 9 vende siç janë India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, SHBA, Uganda dhe Indonezia.

Sipas OKB-së popullsia e 49 vendeve më pak të zhvilluara nga 1 miliard do të rritet në 2 miliardë deri në vitin 2050. Përllogaritjet e bëra duke u bazuar në të dhënat tregojnë se popullsia e vendeve të pasura do të tregojë një rritje të vogël, madje nëse nuk pranojnë emigracion popullsia e tyre do të zvogëlohet.

Gjithashtu sipas parashikimeve gjatë viteve 2010-2050 nëse pranojnë migracion popullsia e SHBA-ve do të rritet me 1,1 milionë në vit, e Kanadasë me 214 mijë, e Britanisë së Madhe me 174 mijë, e Spanjës me 170 mijë, e Gjermanisë me 110 mijë dhe e Francës me 100 mijë.

Nga migracioni ka edhe vende që do të ndikohen negativisht. Sipas përllogaritjeve Meksika do të ketë një rënie me 334 mijë banorë në vit, Kina me 309 mijë, India me 253 mijë dhe Pakistani me 161 mijë.

Në anën tjetër parashikimet e UNFPA-së tregojnë se 22 për qind e popullsisë botërore në vitin 2050 do të përbëhet nga popullsia mbi moshën 60 vjeç dhe se kjo do të kalojnë popullatën e moshës së re.

– Popullsia e Turqisë parashikohet të arrijë në 93,5 milionë në vitin 2050

Sipas informacioneve të publikuara nga UNFPA, Turqia ka një popullsi prej 80.8 milionë të regjistruar në sistemin e regjistrimit të popullsisë të bazuar në adresa.

Popullata në Turqi ka një mesatare prej 30 vjeç, ndërsa nën moshën 15 vjeç e përbëjnë 25 për qind të popullsisë dhe 8 për qind mbi 65 vjeç.

Deri në vitin 2050 popullsia e Turqisë do të rritet deri në 93,5 milionë duke arritur situatën më të populluar, ndërkohë që të dhënat tregojnë se brenda këtij viti do të rritet popullsia e moshuar që do të përbëjë 28 për qind, dhe ajo e moshës nën 15 vjeç do të ulet në nivelin 16 për qind.

E themeluar në vitin 1969, UNFPA është një burim i ndihmës të financuar ndërkombëtarisht për popullsinë globale dhe vepron në më shumë se 150 vende për politikat dhe strategjitë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. UNFPA, nga viti 1971 e deri më sot edhe në Turqi, kryen punime për shëndetin riprodhues, promovimin e barazisë gjinore, mbledhjen, rritjen e përdorimit dhe shpërndarjen e të dhënave në lidhje me zhvillimin si dhe në çështjet humanitare.