Populistët përshëndesin qeverinë e re, të tjerët ngurrojnë

Parisi dhe Berlini zyrtar nuk ka qenë fort entuziast për qeverinë e re të formuar në Itali, por si në Francë, ashtu edhe në Gjermani populistët e festuan këtë.

Bota

01/06/2018 18:20

“Një fitore e demokracisë kundër intimidimit dhe kërcënimeve të Bashkimit Europian. Askush nuk mund të pengojë një popull që të shkruajë historinë e vet”, deklaronte Marine Le Pen, kryetare e Frontit Kombëtar në Francë.

Fillimisht koalicionin dhe tani qeverinë e re e përshëndet edhe Stephen Bannon, arkitekti i sovranizmin amerikan dhe i fushatës së Donald Trump në 2016. Për Neë York Times deklaron se i ka lënë një porosi Matteo Salvinit.

“I thashë që jeni të parët që mund të thyeni paradigmën djathtas-majtas. Mund të tregoni se sot populizmi e parimi kryesor i veprimit”, citohet ai.

Ndërkohë, kabineti i Angela Merkel shtrin dorën e bashkëpunimit.

“Jemi të hapur për t’u takuar me Qeverinë e re dhe do të bëjmë gjithçka për të patur një bashkëpunim të mirë”, deklaroi zëdhënësi i Angela Merkel, Stefan Seibert.

Nga brenda Italisë opozita e re nuk vendos barrikada.

“Ne, në ndryshim nga kjo mazhorancë dhe elementët që e përbëjnë atë, jemi tjetër gjë. Do të tregojmë në Parlament sesi bëhet opozitë në mënyrë të qytetëruar”, deklaroi Matteo Renzi.

Por, ka nga ata që i kërkojnë qeverisë së re që të shohë realitetin para se të premtojë.

“Do të jetë e pamundur që të mbahen që të gjitha ato premtime. Nuk jam dakort me idenë që mund të zgjidhim problemet në Itali duke rritur borxhin publik akoma më shumë. Është e nevojshme që bilancet të mbahen nën kontroll dhe të mos dëmtojnë rritjen ekonomike”, deklaroi Carlo Cottarelli, një emër i përfolur për postin e Kryeministrit.