Popoviq: Nëse Kosova nuk tërhiqet nga krijimi i ushtrisë, Beogradi duhet t’i ndërpresë bisedimet

Nenad Popoviq ka thënë se Beogradi duhet ta ndërpresë çdo lloj të bisedimeve me Prishtinën nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë.

Lajme

20/10/2018 14:32

Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe (SNP), Nenad Popoviq ka thënë se Beogradi duhet ta ndërpresë çdo lloj të bisedimeve me Prishtinën nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë.

Popoviq ka thënë se Serbia duhet të kërkojë nga “sponsorët e perëndimit të shtetit të rremë të Kosovës, që me urgjencë ta shfuqizojnë vendimin e krijimit të ushtrisë, përndryshe Serbia do t’i ndërpresë bisedimet e mëtutjeshme me Kosovën”, u shpreh ai për mediat serbe, përcjell lajmi.net.

Sipas Popoviqit, krijimi i ushtrisë nga Kosova nuk paraqet as përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Pas këtyre hapave nga Prishtina, Serbia duhet ta rikthejë në diskutim arritjen e marrëveshjeve të cilat vijnë si kërkesë nga Brukseli, sepse tani është e qartë se ka të tjerë që vendosin me dhunën e terrorizmit nga Prishtina, dhe mbrojtësve të tyre perëndimor”, theksoi Popoviq. /Lajmi.net/