“Politikat e emigracionit të Trump mund të kishin parandaluar sulmin në Nju Jork”

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se politikat e emigracionit të Presidentit Donald Trump mund të kishin parandaluar sulmin e dyshuar terrorist në Nju Jork, duke fajësuar demokratët në Kongres për bllokimin e planeve të tij.

Bota

11/12/2017 23:33

Autoritetet në Nju Jork identifikuan 27 vjeçarin Akayed Ullah, një emigrant nga Bangladeshi i cili hyri në SHBA në vitin 2011, si të dyshuarin i cili kishte shpërthyer një bombë artizanale të hënën në mëngjes, duke plagosur katër persona.

Autoritetet thanë se edhe autori i dyshuari pësoi djegie si rezultat i shpërthimeve.

“Presidenti është padyshim i shqetësuar që Kongresi, veçanërisht demokratët, kanë dështuar të ndërmarrin veprime në disa vende ku mendojmë se mund ta kemi parandaluar këtë“, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

“Në mënyrë të veçantë, politika e presidentit ka bërë thirrje për një fund të migrimit zinxhir dhe nëse kjo do të kishte qenë  do ta kishte penguar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara”, tha Sarah Huckabee Sanders.