Politikanin e godasin me penis lodër: Po e përdhunon këtë vend! (Video)

Ky është momenti kur një protestues godet me një lodër seksi në fytyrë një politikan.

Fun

05/02/2016 11:39

Steven Joyce, një anëtar i Partisë Kombëtare në Zelandën e Re, po jepte një deklaratë përpara gazetarëve, kur një grua e gjuan me një penis artificial.

“Kjo për shkak se po e përdhunon sovranitetin e vendit tonë”-ka thënë gruaja pasi e goditi me lodrën seksi. Më vonë ajo u shoqërua nga forcat e rendit në komisariat.

Pas incidentit, politikani tha: “Të jem i ndershëm, nuk besoj se gjëra të tilla ndodhin çdo ditë. Menduam se ishte diçka me humor. Në fund të fundit është një eksperiencë e re. Është privilegj që u shërbej qytetarëve.

YouTube player