Politikanët nëpër jahte si Shpend Ahmeti (Foto)

Për jahte superluksoze njihen politikanët kontrovers që janë akuzuar për korrupsion dhe zhvatje të taksave të qytetarëve të vet.

Bota

26/03/2017 15:01

Presidenti rus, që ka ndryshuar Kushtetutën e këtij shteti duke i dhënë mandat vetit pothuajse të përjetshëm, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.

Putin, që akuzohet nga opozita ruse për zhvatje dhe korrupsion, i ka në qejf jahtet, ku edhe shihet nëpër fotografi.

Putin llogaritet si njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pasuria e tij mund të kap shifrën e miliarda dollarëve.

Edhe politikani italian, Silvio Berlucsoni, që doli disa herë para gjykatës për korrupsion ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.

Berlucsoni dhe Putini janë miq të mirë, ku shihen bashkë duke shëtitur me jaht.

Ish-kryeministri italian Berlucsoni, po ashtu është i njohur për organizimin e ndejave nëpër jahte me bukuroshe.

Ndërsa kryetari i Prishtinës u fotografua nga mediat në një jaht luksoz, por që deri më tani e ka mohuar kategorikisht që është ai, përkundër fakteve. Ai deri me tani nuk dha asnjë informatë se në jahtin e kujt ishte dhe arsyen e “pushimit” në të./Lajmi.net/

Jahti i Putinit, që ka vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.

Berlucsoni, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.

17495478_10154901248901049_1300222517_n 17474863_10154901248291049_1263312443_n 17474910_10154901248266049_972449224_n

Shpend Ahmeti ne nje jaht luksoz ne Budva