Policja më e bukur në Gjermani, deklaron se është beqare

Një oficere policie gjermane, e cilësuar si "më i bukura" në vend është ndarë me të dashurin e saj për shkak të famës së saj Instagram.

Fun

23/01/2019 16:17

Adrienne Koleshar i tha 700.000 ndjekësve të Instagram-it se marrëdhënia dhjetë vjeçare kishte mbaruar, sepse ajo ishte ‘në një botë që ai kurrë nuk e dëshironte’, transmeton lajmi.net.

Policja 34-vjeçare nga Dresden është bërë e famshme, e cila u kthye në punë më parë këtë muaj pas një pushimi gjashtë mujor për të vendosur midis modelimit dhe zbatimit të ligjit.

Gjatë gjashtë muajve ajo vizitoi Miami-n, Nju Jorkun, Dubain dhe Amsterdamin.

Zyrtarja e policisë tha se vajzat e reja herë pas here kërkonin të bënin “selfie” me të ndërsa ishte në detyrë. /Lajmi.net/