Policia zvicerane do të jetë në gatishmëri gjatë ndeshjes kundër Serbisë

Kur Zvicra do luajë të premten mbrëma kundër Serbisë në kuadër të Kupës së Botës, mund të vijë deri te tensionimi mes serbëve dhe shqiptarëve.

Bota

22/06/2018 09:04

Policia është e vëtëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe kemi definuar lojën,” tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister.

Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.