Policia turke arrestoi 11 puçistë në aeroport

Në afërsi të aeroportit të dytë më të madhe Stamboll shpërtheu një përleshje në mes të forcave turke të sigurisë dhe puçistëve, transmeton lajmi.net.

Bota

17/07/2016 18:55

(I plotësuar) – Në aeroportin e dytë më të madh të Stambollit ‘Sabiha Gokcen’, policia e Turqisë arrestoi pas një konflikti të shkurtër 11 oficerë të xhandarmërisë, të dyshuar për pjesëmarrje në grushtin e shtet, ndërkohë që baza në qytetin e Konias në Anadoll arrestoi shtatë anëtarë të ushtrisë.

Policia mbërriti në aeroportin e Stambollit me një urdhër arrest pwr disa anëtarë të shkëputjes lokale të xhandarmërisë, por u prit me rezistencë dhe qëlloi me disa të shtëna paralajmëruese.

Pas një konflikti të shkurtër puçistët ishte dorëzuar. Askush nuk u vra, njoftojnë mediat turke.

Ndërkohë, policia turke përdori ujë me presion gjatë operacioneve të arrestimit të puçistëve.

Përdorimi i topave me ujë ndoshta do të thotë se policia është takuar me rezistencë dhe operacioni është ende duke vazhduar.

Në Turqi, në natën mes të premtes dhe të shtunës u tentua një grusht shtet ushtarak, pastaj konfliktet shpërthyen në të gjithë vendin, nga Ankaraja në Stamboll.

Kryeministri, Binali Jildrim, njoftoi të dielën se puçistët u mundën, grusht shteti ka dështuar dhe se situata është normalizuar.

Sipas raportit të fundit në përleshje u vran më shumë se 290 persona dhe u plagosën më shumë se 1,400 të tjerë. /lajmi.net/

Trazira e reja në Stamboll, të shtëna në aeroport

Siç transmeton “Russia Today”, policia ka shkrepur të shtëna paralajmëruese, derisa arrestonte një grup puçist në aeroport.

Deri tek të shtënat ka ardhur, pasi që personat që mbështetën tentim puçin e dështuar i kanë rezistuar arrestimit, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Në ndërkohë, agjencia Anadolu raporton se shtatë persona, përfshirë edhe një kolonel, janë barrikaduar në bazën ajrore në qytetin Konija në Anadoll.

I njëjti zyrtar i ka thënë AP-së se situata atje është nën kontroll.

…………………………….

Në afërsi të aeroportit të dytë më të madhe Stamboll shpërtheu një përleshje në mes të forcave turke të sigurisë dhe puçistëve, transmeton lajmi.net.

Siç është raportuar nga “USA Today” policia ka shtënë një grup të puçistëve të cilët pastaj i arrestuan në aeroportin “Sabiha Gokcen”. /lajmi.net/