Policia tregon kush janë të dyshuarit e grabitjes së armatosur në veri

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë të dyshuarit për grabitjen që ka ndodhur sot në veri të vendit, afër Leposaviqit.

Lajme

18/06/2018 20:06

Sipas Policisë, të dyshuarit kryesorë për grabitjen e miliona dinarëve në veriun e Kosovës janë shqiptarë.

Kështu tha për KALLXO.com Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Veriut të Mitrovicës.

“Dy të dyshuarit kryesorë janë dy shqiptarë, të cilët janë ende në kërkim. Mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me serbët e veriut”, tha Hoti.

Ndryshe, sot gjatë ditës ndodhi një grabitje e armatosur afër Leposaviqit.

Kompania e sigurimit fizik “Henderson”, e cila transporton para, është grabitur nga disa persona.