Policia: Sot janë shoqëruar katër deputetë të opozitës

Policia e Kosovës, ka njoftua se gjatë ditës së sotme ka shoqëruar në polici katër deputet të opozitës të cilët kanë hedhur gazë lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Lajme

26/02/2016 20:55

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të gjitha veprimet janë marr duk respektuar procedura ligjore.

Polica ka njoftuar se njëri nga deputetët e Opozitës ka pranuar vetë se ka hedhur gazin lotsjellës.

“ Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara”.

“ Rreth orës 14:40, njësitet relevante policore e kanë shoqëruar për në polici njërin nga deputetet i cili ka deklaruar se ka hedhur në seancë mjetin e dyshuar gaz lotsjellës”.

“ Ndërsa rreth orës 15:20, pas ri-fillimit të seancës dhe njoftimit për përjashtim të disa deputetëve të opozitës, sërish është hedhur gaz lotsjellës dhe përsëri është ndërprerë seanca”.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të përjashtuar disa deputetë të opozitës dhe nga zyrtarët e sigurimit në kuvend është kërkuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për largimin e tyre nga salla”.

“Zyrtarët  e sigurimit të kuvendit konform procedurave ligjore fillimisht ju kanë prezantuar vendimin e kuvendit deputeteve të përjashtuar dhe më pas të njëjtit i kanë larguar nga salla e kuvendit, për të krijuar kushtet për vazhdim të seancës”.

“ Gjatë zhvillimit të seancës një deputete ka tentuar të hedh sërish gaz lotsjellës, por zyrtarët e sigurimit të kuvendit kanë reaguar duke parandaluar hedhjen e gazit lotsjellës”.

“ Si vazhdimësi e realizimit të procedurave ligjore, njësitet relevante policore kanë shoqëruar në polici edhe tre (3) deputet tjerë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.