“Policia të mbledhë vota për PS”. Basha: Këtë thirrje nuk e ka bërë as Ramiz Alia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga studioja e emisionit “Zonë e Lirë” në TV Klan tha se kryeministrin Edi Rama sot bëri thirrje nga Berati që policia të vjedhë vota për PS-në.

Lajme

16/06/2017 21:57

 

“Prej fillimit unë kam një koalicion, jo vetëm bashkimi i opozitës, por bashkimi i qytetarëve. Këtu e keqja këto 4 vitet e fundit mban stampën e Ramës dhe Metës.

Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot në Berat bëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizuar. Asnjë nuk mundet sepse automatikisht shkarkohet.

Me kriminalizimin e shtetit dhe përdorimin e policisë, tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota.

Që në 1991 policia u depolitizua”, u shpreh Basha mbrëmjen e sotme.