Policia sqaron se çka ishte mjeti i dyshimtë që u gjend para Komunës së Suharekës

Një çantë e lënë pranë objektit të Kuvendit Komunal të Suharekës ka alarmuar pak më parë  punëtorët aty.

Lajme

18/06/2018 12:42

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar zonën për rreth dhe pas verifikimit ka dalë se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet të rrezikshëm, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka qenë diçka serioze, bëhet fjalë për një çantë të cilën e ka lënë një qytetare e komunitetit rom, derisa është ulur për të pushuar mbi mur”, ka thënë për klankosova.komandanti i Stacionit Policor të Suharekës, Milazim Lumi.

“Brenda çantës ka pasur produkte kozmetike”, ka bërë të ditur Lumi.