Policia sqaron bllokimin e rrugës Rexhep Luci, ndërlidhet me një vrasje

Policia e Kosovës ka sqaruar arsyen e bllokimit të rrugës Rexhep Luci në Prishtinë.

Lajme

19/07/2017 09:44

Zëdhënësi i Policës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se bllokimi i rrugës është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore.

Ai ka thënë se janë duke u bërë hetime shtesë në vendin e ngjarjes lidhur me vrasjen që ka ndodhur kohë më parë në një lokal në këtë rrugë.

“Gjykata Themelore e Prishtinës- Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar rekonstruim të vendit të ngjarjes për një rast të vrasjes të ndodhur kohë më parë në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Aktualisht janë duke u kryer veprime që ndërlidhen me rekonstruimin e ngjarjes në vendin ku ka ndodhë rasti”, ka deklaruar Borovci. /Lajmi.net/