Policia spanjolle konfiskon gati 2 tonë kokainë

Në vijim të aksionit të policisë dhe marinës spanjolle në oqeanin Atlantik, në anijen peshkuese “Ëalrus” janë konfiskuar edhe 1,950 kilogramë të drogës kokainë.

Bota

26/05/2015 21:48

Dërgesa e re e kokainës është zbuluar në anijen që lundronte nën flamurin e shtetit Palau, transmeton lajmi.net.

Javën e kaluar policia spanjolle ka konfiskuar nga dilerë serbë në jahtin “Amsterdamer” një sasi prej 1.1 tonë kokainë.

Në aksionin e ri të djeshëm janë arrestuar katër anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit.

Mediat spanjolle transmetojnë se aksioni i policisë dhe marinës është kryer nga grupi i veçantë për operacione speciale, si dhe që aksioni është zhvilluar 800 kilometra larg nga bregdeti i Ishujve Kanarine.

Tash për tash policia nuk ka publikuar akoma emrat e të arrestuarve si dhe detajet e këtij operacioni.