Policia shpëton dy shtetas të huaj, po mbyteshin në Ksamil

Policia e Ksamilit ka shpëtuar nga mbytja dy shtetas të huaj, pasi motori i ujit më të cilin udhëtonin u ka pësuar defekt.

Lajme

10/09/2017 23:23

Policia Kufitare është njoftuar nga shërbimi i radarit Ksamil, se shtetasi G.B, 32 vjeç, banues në Francë kërkon ndihmë pasi mjeti argëtues tip motor uji nuk i ndizej dhe kishte mbetur në det bashkë përbalëe bregut të Vivarit.

Shtetasit e huaj po lundronin me nje “Jet ski” e cila ka pësuar difekt dhe nuk ndizej.

Në vend shkoi Patrulla e Policisë Kufitare me mjetin lundrues të Policisë ku konstatuan se në mjet ishte edhe shtetasja Sh.A, 22 vjeçe. Policia Kufitare shoqëroi të dy shtetasit të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e patrullës u tërhoq mjeti në bregun e detit.