Policia serbe rrahë para familjes një shqiptar

Vijon dhuna e xhandarmërisë serbe ndaj shqiptarëve në Bujanoc. Gjatë kontrollit për armë të ushtruar në banesën e shtetasit Selim S. nga Tërnoci i Madh me urdhër të gjykatës, policia serbe e ka keqtrajtuar atë.

Lajme

09/05/2014 13:39

Xhandarmeria serbe malltreton Selim S. nga Ternoci nën preteksin e kërkimit të armëve, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. 

60-vjecari është tërhequr me forcë në sy të familjarëve drejt një fushe ku e kërcënuan që të tregonte se ku e kishte fshehur armën. Madje e kanë detyruar të gërmonte dhe tokën dhe të hapte gropën ku sipas policisë serbe supozohej se Selim S. kishte fshehur armën. 

Kryetari i Kuvedit të Bujanocitz. JonuzMusliu i indinjuar rreth këtij veprimi ka bërë të ditur se policia jo vetëm nuk ka gjetur armë por ka keqtrajtuar banorin. 

Musliu dënoi këto veprime brutale të policisë serbe ndërsa bëri thirrje që qeveria serbe të ndalë presionin dhe provokimet mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës. 

Sipas, Musliut, rasti i fundit me Selim S. nga Tërnoci i Madhë ka shkaktuar shqetësime dhe reagime te mesin e popullsisë shqiptare në Luginë. 

Lidhur me këtë rast Musliu ka paralajmëruar jo vetëm autoritetet serbe në Beograd, por edhe organizatat ndërkombëtare si këshilltarët politikë të ambasadorit të OSBE-së në Serbi Marcia Cimino.