Policia serbe po kontrollon çantat e lojtarëve

Policia Serbe është duke kontrolluar çantat e lojtarëve dhe stafit të Kombëtares, të cilët janë në duke dalur nga stadium i Beogradit.

Sport

15/10/2014 01:28

Sipas raporteve  më të fundit nga mediat, mësojmë se policia serbe është duke kontrolluar çantat e lojtarëve dhe të stafit të Kombëtares sonë.

Sipas raporteve më të fundit, mësojmë se Kombëtarja do të arrijë në aeroportin e Rinasit duke rreth mesnatës, ku do të pritet nga shumë tifozë shqiptarë.

Siç e dimë të gjithë, ndeshja është ndërprerë dhe ende nuk dihet nëse do të fillojë përsëri me ndonjë datë tjetër, apo fituesi do të shpallet në tavolinë me rezultat 3-0.