Policia serbe ndalon trafikimin e 100 emigrantëve afro-aziatik

Në tri raste të veçuara, policia serbe në jug të vendit ka ndalur trafikimin e rrafsh 100 migrantëve nga vendet e Afrikës dhe Azisë dhe ka ndërprerë zinxhirin ndërkombëtar të tregtisë me qenie njerëzore.

Lajme

30/11/2014 13:54

Në njërin nga tri aksionet e zhvilluara gjatë orëve të para të ditës së diel, është plagosur një polic nga Vraja, të cilin ka tentuar të shkelë kontrabanduesi dhe njëri nga organizatorët e kësaj tregtie të paligjshme, Jugosllav M. nga një fshat i Vrajës.   

Në aksionin e parë, të dielën rreth orës 03:30, afër motelit „Vranje“, policia ka ndaluar një kombi, në të cilin ishin future 49 emigrantë ilegalë nga Siria, Afganistani, Irani dhe Palestina.

Si raporton gazeta Blic e Beogradit, transportues i këtij grupi ishte Millosh P. nga Prizreni, me precedentë të njohur penal, i cili madje bartte edhe targa të vjedhura me targa të Shabacit.

Në aksionin e dytë, afër fshatit Bilaç të Bujanocit, policia në një kombi ka gjketur 41 migrantë ilegalë nga disa vende afro – aziatike. Në këtë rast bëhej fjalë për dy serbë (babë e bir) të cilët drejtonin kombin.

Në aksionin e tretë, me dy vetura udhëtarësh u tentua që drejt Evropës perëndimore të kontrabandohen edhe 10 migrantë ilegalë.

 Të gjithë migrantët ilegalë janë transportuar në qendrën rajonale në fshatin Cakanovac të Preshevës.