Policia serbe arreston mërgimtarin kosovar tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Policia kufitare serbe ka arrestuar Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman.

Lajme

13/08/2018 18:59

Matoshi është arrestuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë dhe është dërguar në stacionin policor në Bujanoc.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e Matoshit, por ata nuk e kanë të qartë arsyen e arrestimit dhe janë ankuar për formë krejtësisht jo të rregullt të trajtimit.

Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës ishte futur në Kosovë.

Ai është ndaluar pa paralajmërim dhe është arrestuar nga policia serbe.

Vëllai i Matoshit i ka thënë Klanit se nuk e ka asnjë ide përse ia kanë arrestuar vëllanë

Familja Matoshi kanë provuar të njoftojnë edhe ambasadën gjermane për të qartësuar situatën dhe liruar Ibrahimin nga stacioni policor.