Policia sekuestron 9 kilogramë lëndë narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas shqiptar të cilët po trafikonin drogë. Sasia që policia u sekuestrojë është 9 kilogramë lëndë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit “kanabis Sattiva”.

Lajme

29/02/2016 23:20

 

Operacioni i quajtur “Elizea”, që përfundoi sonte me sukses nga Policia e Tiranës, arrestoi Alber Alimema, 51 vjeçar dhe Orland Tenaj, 35 vjeçar.

Sips policisë, ata e ushtronin veprimtarinë e tyre të paligjshme në qytetin e Tiranës në drejtim të narkotikëve.

Përveç sasisë së drogës, në cilësinë e provës materiale, dy shtetasve iu sekuestrua një automjet i tipit “Volswagen” me targa “AA 857 FP” dhe katër telefonë celularë.