Policia sekuestron 13 kilogramë mariunë, arrestohet një person

Efektivat e Policisë Kufitare në Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Bruno Nikaj, 25 vjeç, të dyshuar si poseduesi i lëndës narkotike.

Lajme

20/04/2015 09:48

Policia e Shkodrës ka sekuestruar në orët e vonë në natës rreth 13  kilogramë mariuanë, dhe ka arrestuar një person të dyshuar si poseduesi i lëndës narkotike, transmeton (AA).

Efektivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mësohet se Nikaj është arrestuar në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, afër vijës kufitare teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi lëndë narkotike, drejt Malit të Zi, një sasi prej 13 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë.

Policia ka bërë të ditur se në thesin e plasmasit rezultoi se në një çantë kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë, me lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë.

Shtetasi Bruno Nikaj do të hetohet për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.