Policia ruse ka zgjedhur një racë interesante të qenve policor (FOTO)

Moska së shpejti mund të ketë forcën policore më të dashur në botë.

Bota

15/04/2016 04:00

Policia ruse po konsideron të trajnimin e racës ‘Welsh Corgois’ të qenve hetues për të ndihmuar në punën e tyre, përcjell lajmi.net

Në mënyrë të veçantë zyrtarët policor rus po shpresojnë se qenët me këmbë të shkurta mund të jenë shumë efikas në gjetjen e bombave dhe të drogës.

“Tani për tani, në trajnime janë marrë vetëm 2 nga kjo racë dhe nuk është e sigurt nëse do të zgjedhen në rradhët e qenve të shërbimit policor, por do të jetë një trajnim interesant” është shprehur shefi i njesitit policor të qenve.

“Kjo racë kanë hundë të madhe që ndihmon në nuhatjen më të mirë, janë të lehtë për t’u trajnuar dhe marrin hapsira të vogla” ka shtuar më tej.

“Pas përfundimit të trajnimit do të vendoset nëse do punojmë me këtë racë” ka thënë krejt në fund ai./lajmi.net

Welsh-Corgi-Pembroke corgicute

pembroke-welsh-corgi-509-2