Policia rrethon Spitalin e Pejës, dyshohet për mjet shpërthyes

Policia e Kosovës po dyshon për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.

Lajme

16/05/2018 12:37

Me këtë rast, si masë parprake sigurie  janë ndaluar të gjitha vizitat në këtë spital.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka bërë të ditur për lajmi.net, se pakoja e dyshimtë është gjetur jashtë objektit të spitalit dhe jo brenda.

Rreth orës 10:56, policia është informu prej sigurimit të spitalit, kemi pranu informatën që është një pako e dyshimtë në oborrin e spitalit, jo brenda në objekt, janë ndërmarrë të gjitha masat dhe të shiqojmë se çka ka”, bëri të ditur Ibraj./Lajmi.net/