Policia rrethon objektin e Kuvendit (Foto/Video)

Pak orë para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila është paralajmëruar për t'u bllokuar nga Opozita e përcjellë edhe më protesta në shesh, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.

Lajme

19/02/2016 09:15

Numër i pjestarëve të policisë është vendosur përreth objketit të Kuvendit, raporton lajmi.net.

Policia e Kosoves rrethon Kuvendin

Seanca e Kuvendit do të fillojë nga ora 10:00.

Policia e Kosoves rrethon Kuvendin

Partitë Opozitare përveç që kanë paralajmëruar bllokimin e punimeve të seancës me metodat e njëjta sikurse në sesionin e kaluar parlamentar, kanë thirrur edhe përkrahësit e tyre për të protestuar para Kuvendit, pasi siç janë shprehur ata koalicioni Qeverisës mund të të tentojë që sot të zgjedh Presidentin e vendit. /lajmi.net