Policia: Protesta ishte e qetë, u ndalua vetëm një person i dyshuar

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për protestën e qetë dhe paqësore të treguar sot gjatë ditës.

Lajme

18/04/2015 20:22

PK në raportin e saj lidhur me protestën ka vlerësuar se protesta ka kaluar e qetë dha pa incidente. Në raportin e PK-së, dërguar medieve thuhet se në këtë protestë kanë marrë pjesë 2000-2500 persona.

Policia tutje ka treguar edhe për aktivitetin e protestës së sotme, e cila ka filluar nga sheshi Zahir Pajaziti, për të vazhduar me ndalim te Gjykata Kushtetuese, më pas te objekti i KEDS-it, te RTK, dhe është përmbyllur në sheshin Skërderbe, para objektit të Qeverisë.

Protesta sipas policisë ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500.

Policia bënë të ditur se një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën.