Policia po e kërkon të burgosurin që u lirua gabimisht

Në një burg në Londër të Anglisë, është liruar gabimisht një i burgosur.

Bota

21/07/2015 23:05

Ndërsa tani policia ka filluar ndjekjet për ta riarrestuar personin të cilin e kishin lënë të lirë gabimisht, raporton Mirror

Është fjala për një 34 vjeçar të quajtur Ryan Bryne, të cilin vetë policët e kishin liruar pas një gabimi që kishte ndodhur, transmeton lajmi.net

Policia thotë se ai mund të jetë në Londër, dhe policët e Hammersmithit dhe Fulhamit janë duke e kërkuar atë.

Policia informon qytetarët se ai është një i bardhë dhe i gjatë afërsisht 1.80, sy të kaltër dhe me mjekër me majucë

Ata kanë kërkuar nga të gjithë ata që mendojnë se e kanë parë apo kanë ndonjë informacion të kontaktojnë policinë në numrin 101.