Policia përfshihet në dy rrahje

Të martën, Policia e Kosovës në dy raste është sulmuar fizikisht.

Lajme

19/07/2017 10:58

Në fshatin Gllamnik të Podujevës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë me ç’rast, kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, në Rahovec është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/