Policia për largimin e deputetëve: Ne po bëjmë detyrat dhe obligimet tona ligjore

Policia e Kosovës, ka bërë një njoftim për media lidhur me largimin e deputetëve të opozitës nga salla e seancave të Kuvendit.

Lajme

19/02/2016 13:20

Sips këtij njoftimi të policisë, ata po vazhdojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet të cilat ua ngarkon ligji.

“Rreth orës 12:35, sipas vendimit të kryesisë së kuvendit të Republikës së Kosovës për suspendim të disa deputetëve të opozitës, pasi që disa prej tyre kanë hedhur mjete të dyshuara, si gaz lotsjellës brenda hapësirës së kuvendit dhe aty ku mbahej seanca, është kërkuar nga zyrtarët e sigurimit në kuvend të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zhvillimin normal të seancës, pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme te seancës”.

“Me gjithë përpjekjet e sigurimit të kuvendit për realizimin e urdhrit të kryesisë së kuvendit të RKS-së, për largim të deputetëve të caktuar, të njëjtit kanë kundërshtuar duke detyruar sigurimin të veproj konform procedurave të kryesisë së kuvendit. Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë. /lajmi.net