Policia parandalon vrasjen mes kushërinjve

Policia e Shijakut ka parandaluar sot një vrasje.

Lajme

18/02/2016 16:30

Bardhyl Molla 39 vjeç nga fshati Likmetaj qëlloi dy herë me armë në ajër duke kërcënuar kushëririn e tji me iniciale F.Molla 42 vjeç.

Por policia arriti të parandalonte përshkallëzimin e situatës  duke arrestuar në flagrancë shtetasin Bardhyl Molla.

Mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive pronësie.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një automatik një çifte dhe dy gëzhoja.

Sipas policisë, Bardhyl Molla ishte emigrant në Itali. Ai ishte kthyer në Shqipëri më daën 10 shkurt. /lapsi.al