Policia ofron shpërblim nëse jepni informacione për këta tre persona

Policia e Kosovës ka vendosur që të ofroj shpërblim prej pesë mijë eurove për këdo që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.

Lajme

11/12/2018 10:54

Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e tre personave të dyshuar për grabitje, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se do të ofroj edhe shpërblim për secilin qytetar që jep informacione në lidhje me këta tre persona.

“Ju njoftojmë se për rastet e veprave penale të grabitjeve Policia e Kosovës  me të gjitha njësitet e saj relevante, është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve që dyshohet të jenë të përfshirë në  këto vepra penale . Deri tani policia ka identifikuar dhe  i ka futur  në kërkim policor tre  persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan më tutje lajmi.net.

Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë .

“Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale , Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro.  Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona  të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati”, thuhet më tutje në njoftim.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në [email protected].

Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë.

Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës

Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim  rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtinë

Ridvan (Rexhep) Ademi  i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës. /Lajmi.net/