Policia nuk gjeti asgjë të kundërligjshme në Zone Club

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka bastisur “ZoneClub” dhe mbi 3 mijë njerëz që ishin prezent. Mirëpo, pas gjithë këtij aksioni, Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme.

Lajme

12/08/2017 20:37

Për bastisjen që ka ndodhur mbrëmë dhe gjithë rrëmujën që ka ndodhur aty, Zone e ka bërë një njoftim zyrtar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Më poshtë është postimi i plotë i Zone:

Klientë të nderuar,

Siç e dini, mbrëmë Zone Club ka qenë target i një operacioni të bastisjes nga Policia e Kosovës. Ne si menaxhment i Zone Club ju kërkojmë falje për shqetësimin dhe përfundimin e ndejës para kohe, pa fajin tonë.

Zone Club ka qenë dhe do të jetë partner i ngushtë i institucioneve të shtetit, për çdo lloj bashkëpunimi që iu nevojitet prej nesh. Ne si Zone, me sipërfaqe prej 950m2 dhe mbi 3000 klientë brenda, ku secili nga ta u kontrollua, e bashkë me ta edhe çdo cep i klubit, ndjehemi krenarë për punën tonë dhe mburremi me secilin nga ju që në përfundim nuk është gjetur asgjë. ZONE E PAQTË SI LOTI.

Edhe pse është prishur ndeja mbrëmë, kjo dëshmon që përveç ndejave më të mira që bëhen në Ballkan, Zone mbetet një vend shumë I SIGURT, që e ka për synim vetëm argëtimin, siç e dëshmoi edhe rezultati i operacionit të mbrëmshëm.

Menaxhmenti i ZoneClub kërkon nga Policia e Kosovës që të rikonfirmojë pastërtinë ligjore të klubit.

P.S. Duke qenë se para Zotit dhe ligjit të gjithë jemi të barabartë, mbrëmë, disa nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, e keqpërdorën detyrën zyrtare duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ndaj menaxhmentit të Zone, stafit dhe klientëve, dhe për këtë ne do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore.

Zone, si çdo natë tjetër, vazhdon me ofrimin e spektakleve. Join us tonight, we are about to fly high.

ZONE IS BIG